“Kam me i shkoklu”: Peci përgjigjet për raportimin e Mehmetajt, drejton akuza të rënda edhe ndaj Paris Gurit

09:40 | 05 Maj 2025
“kam-me-i-shkoklu”:-peci-pergjigjet-per-raportimin-e-mehmetajt,-drejton-akuza-te-renda-edhe-ndaj-paris-gurit

Deputeti Faton Peci është përgjigjur për disa raportime të gazetarit Lirim Mehmetaj.

Peci ka thënë se do t’i demantojë keq këto pretendime.

Ai ka folur edhe për deklaratën e Paris Gurit, se Peci duhet të jetë në burg e jo në Kuvend.

“Kemi hyrë në një cikël ku po kërkojmë për shkak të respektimit të vullnetit të deputetëve të kemi votim të fshehtë, nëse kemi shumicën e kërkuar vjen në shprehje emri. Unë e di që ai që ka bërë fyrje të tillë është konsumues i katër veprave penale, për çka kam deponuar në Prokurori dëshmitë me prova, sms, ku ka edhe dëshmitarë që ai ka dashur të inskenojë që përkrahja në bujqësi është bërë me ryshfet. 24 orë, edhe për disa pretendime të fundit, gjatë javës do t’i japim të gjitha shpejgimet, kam me i shkoklu, pasi jam ministri që më së shumti jam afër bujqve”, tha Peci.

Komento: