Kanosi zyrtarin policor për rastin e nipit, arrestohet i dyshuari në Viti

08:47 | 03 Maj 2025

Një person në Viti është arrestuar pasi i njëjti ka kanosur një zyrtar policor që lidhet me nipin e tij.

Siç bën të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, i dyshuari ka kanosur njërin nga zyrtarët policor derisa ka qenë në objektin e  policisë  për t’u interesuar për rast tjetër që lidhet me nipin e tij.

“St. Policor Viti  02.05.2025 – 19:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti derisa ka qenë në objektin e  policisë  për t’u interesuar për rast tjetër që lidhet me nipin e tij, ka kanosur njërin nga zyrtarët policor. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton PK.

Komento: