Një 28-vjeçar është arrestuar në Lezhë, i kërkuar nga Kosova nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Vjedhje e rëndë”.
I dyshuari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Themelore e Prizrenit, më 12 maj të këtij viti ia kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, sipas Policisë së Shtetit, transmeton Klankosova.tv.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Forcat e Posaçme “Shqiponja”, kapën dhe arrestuan me qellim ekstradimi drejt Kosovës, shtetasin K. H., 28 vjeç, banues në fshatin Rrilë, Lezhë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Interpol Tirana në bashkëpunim me autoritetet Kosovare po vijojnë procedurat për ekstradimin e tij drejt Kosovës.