Kaq hapur Graniti e ‘thumbon’ Fifin

21:35 | 25 Gusht 2022

Graniti “thumbon” hapur Fifin.

Ish-konkurrenti i “BBV”, Granit Cana sa ishte pjesë e këtij spektakli ishte në fokus të mediave.
E shkak i kësaj vëmendje ishte raporti i tij me Fifin, që si përfundim ata mbetën miq, shkruan lajmi.net.

Por siç duket ky raport në mes dyshes nuk është aq i mirë e këtë e konfirmoi vet Graniti teksa ishte në një bisedë virtuale me fansat.

Ai u pyet pse Fifi nuk është ftuar të këndojë në clubin e njohur në Prishtinë ku ai është pjesë e stafit.

“Nuk ka absolut kurrgjë personale, as nuk varet prej meje po… (emri i clubit) gjithmonë është përkujdes mi ftu artistat që janë on top për atë çdo ndejë është stërfull me njerëz dhe është numër 1”, ka qenë përgjigja e Granitit që nga fansat u mor si ‘thumb’ ndaj Fifit.

Komento: