Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë një kërcënim me jetë përmes një emaili dërguar në adresë të Presidencës.
Lajmi është konfirmuar për gazetën Nacionale nga këshilltari i Osmanit, Bekim Kupina.
Në emailin të cilin e siguroi Nacionale, kërcënuesi i drejtohet Presidentes Osmani me fjalët “me tra nprit dekt me tlan” dhe gjuhë të ashpër si “kriminele antikushtetuese”.