Kërkohet paraburgim për turkun që dyshohet se vr*au vajzën 15 vjeçare në Prizren

17:38 | 07 Maj 2025
kerkohet-paraburgim-per-turkun-qe-dyshohet-se-vr*au-vajzen-15-vjecare-ne-prizren

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj shtetasit turk që dyshohet se vrau vajzën e tij 15 vjeçare dhe plagosi vajzën tjetër 10 vjeçare dhe gruan me thikë.

Sipas kërkesës së prokurorisë “i dyshuari M.G., me datë 06.05.2025, rreth orës 05:30min, në Rr.“Shote Galica” në Prizren, me dashje privon nga jeta vajzën e tij 15 – vjeçare, me mjet të mprehtë (thikë) të llojit “Bajonetë”, me ç ‘rast e njëjta ndërron jetë në vendin e ngjarjes. Më këto veprime, i dyshuari ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë” sipas KPRK-së”.

“Po ashtu, i njëjti, me dashje tenton t’i privoj nga jeta vajzën rreth 10 vjeçare, të cilës i shkakton lëndime të rënda trupore, më pas me po të njëjtën thikë e godet edhe bashkëshorten e tij, duke vënë me dashje në rrezik jetën e tyre. Me këto, veprime i dyshuari ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë e ngelur në tentativë”. Po ashtu, i njëjti ngarkohet edhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas KPRK-së.”

“Prokuroria Themelore në Prizren, vazhdon të mbetet e përkushtuar në luftën ndaj kriminalitetit, forcimin e sundimit të ligjit dhe vënien para drejtësisë të të gjithë atyre që bien ndesh me ligjin.”.

Komento: