Këto janë pesë dështimet e mëdha të Zidane te Real Madridi

19:00 | 03 Dhjetor 2020

Pesë dështimet e mëdha të Zinedine Zidane te Reali.

E ardhmja e trajnerit Zinedine Zidane të Real Madridi mbetet në dyshime, meqenëse është nën presion të madh.

Pas përformancave të dobëta në ndeshjet e fundit, media e njohur Marca ka zbuluar pesë arsyet kryesore pse strategu duhet të largohet nga “Santiago Bernabeu”, transmeton lajmi.net.

Së pari, formacioni titullarë i Zidanes nuk dihet, meqenëse çdo ndeshje bën ndryshime të mëdha dhe kjo ka shkaktuar disa probleme.

Tjetra, besimi i madh të Marcelo ka shkaktuar problemin e radhës sepse braziliani ka nisur nga minuta e parë në 10 humbje, derisa sa ka qenë ai në stol, skuadra e Zidane është e pamposhtur në 30 ndeshje.

Kërkesat në transferime janë problemi tjetër sepse “Los Blancos” dëshironte transferimin e Paul Pogbas, kurse tekniku francez preferojë Luka Jovicin dhe Eden Hazardin, që janë në formë të dobët.

Gjithashtu thuhet se bordi është i zemëruar me Zidanen që lejojë largimin e lojtarëve si Marcos Llorente, Sergio Reguilon dhe Achraf Hakimi që janë duke shkëlqyer në skuadrat e reja.

Në fund, janë taktikat që nuk pëlqehen nga lojtarët dhe kjo është dëshmuar, meqenëse pranojnë gola të shumtë në disa ndeshje, nga ana tjetër nuk arrin t’i konkretizojnë në fazën ofensive.

Katër ndeshjet e radhës do jenë vendimtare për të ardhmen e Zidanes dhe në rast se klubi nuk këndellet, atëherë gjasat janë të mëdha që të shkarkohet dhe të zëvendësohet me Mauricio Pochettinon.

Komento: