Kida shihet me të dashurin? Ky është mashkulli

11:27 | 22 Korrik 2022

Kida ‘kapet mat’, kalon pushimet me të dashurin?

Këngëtarja, Orhidea Latifi e njohur me emrin artistik si “Kida” është ndër të rrallat artiste shqiptare që ka arritur të mbajë larg mediave e publikut jetën e saj private.

Sa herë që është pyetur për ndonjë lidhje të mundshme, Kida ka pohuar se është beqare, por duket se pushimet e kësaj vere Kidën e kanë nxjerrë zbuluar.

Kida si duket është duke kaluar pushimet me të dashurin shqiptar i cili jeton në Dubai.

Në fotografitë që ka publikuar “Zëri info”, Kida është parë në Ulqin bashkë me Ajbin, të dashurin e saj.

Përveç dashurisë, Kida në këtë kohë është duke shijuar sukseset edhe në muzikë, ku ka publikuar disa bashkëpunime të cilat po e përcjellin verën e këtij viti.

Komento: