Kjo çfarë ka bërë Barcelona për Yamalin, po konfiderohet ‘bizare’ nga gjiganti spanjoll

By Ora Info May 29, 2026 2 min read

Atletico Madrid ka nisur një “luftë” virtuale ndaj Barcelonës pas raportimeve për interesimin e klubit katalanas për sulmuesin argjentinas Julian Alvarez.

Klubi madrilen publikoi një seri postimesh ironike në rrjetet sociale, duke tallur thashethemet e merkatos.

Në një prej tyre, Atletico pretendonte se Barcelona kishte ofruar bileta për koncertin e Bad Bunny dhe fara luledielli në këmbim të talentit Lamine Yamal, raporton ORAinfo.

Madje, Atletico modifikoi fotografi të yjeve të Barcelonës si Lamine Yamal, Pedri dhe Raphinha, duke i veshur me fanellën e klubit madrilen. Krahas imazheve shkruhej: “Mos besoni gjithçka që shihni, sidomos kur lidhet me Barçën.”

Sipas raportimeve, Julian Alvarez i ka bërë të ditur Atleticos se dëshiron të largohet nga klubi gjatë verës.

Për sulmuesin 26-vjeçar interesim kanë shfaqur edhe Arsenal dhe Paris Saint-Germain, por lojtari thuhet se preferon një transferim te Barcelona.

Barcelona raportohet se po përgatit një ofertë rreth 87 milionë funte për argjentinasin, ndërsa Atletico Madrid vazhdon të insistojë se nuk dëshiron ta shesë yllin e skuadrës.

Tensioni mes dy klubeve duket se po rritet çdo ditë, ndërsa saga e transferimit të Alvarez pritet të dominojë merkaton verore. /ORAinfo/

About the author

Ora Info

OraInfo publishes news, business, travel and technology stories focused on Kosovo and the wider region.