Kjo deklaratë e Piolit nuk do t’iu pëlqejë tifozëve të Milanit – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Kjo deklaratë e Piolit nuk do t’iu pëlqejë tifozëve të Milanit

11:47 | 04 Dhjetor 2020

Insiston Pioli: “Nuk jemi ne favoritët në Serie A – Interi, Juventusi dhe Napoli janë më të fortë”.

Milani është lider në Serie A me 23 pikë të grumbulluara, pesë më shumë se Interi.

Megjithatë, Stefano Pioli thotë se Kuqezinjtë nuk janë favoritët për të triumfuar në fund, duke përmendur disa emra të klubeve tjera.

“Interi, Juventusi dhe Napoli janë ende më të fortë se ne. Këto skuadra e nisën sezonin me objektiva më të rëndësishëm. Por ekipi ynë ka treguar se nuk është inferior ndaj askujt, ne kemi vlerat tona, vazhdojmë të mendojmë se kjo skuadër ende mund të rritet”, tha Pioli.

“Frika? Rreziqet për lëndime po rriten dhe temperaturat nuk ndihmojnë por kjo është njësoj për të gjitha ekipet”.

Komento: