Kjo është sozia e Bora Zemanit, është prezantuesja e emisionit të njohur Kosovar

17:03 | 06 Korrik 2022

Gjendet sozia e Bora Zemanit, është prezantuesja e emisionit të njohur Kosovar.

Moderatorja shqiptare, Bora Zemani, është njëra ndër personazhet më të komentuara në mediat shqiptare.

Përtej jetës personale, ajo komentohet gjithashtu edhe për paraqitjen e saj të jashtme, shkruan lajmi.

Së fundi, duket se i është gjetur ‘sozia’ e moderatores shqiptare, e ajo është moderatorja kosovare e emisionit “Mirage”, Engjëllusha Cakaj.

Moderatorja kosovare, ishte edhe më herë e përfolur nëpër mediat rozë, madje ajo kishte moderuar edhe një emision tjetër të showbizit, por që tashmë është pjesë e “Mirage”.

Përveç Engjëllushes, për ‘sozinë’ e Borës, ishte komentuar edhe ish konkurrentja e “Për’puthen”, Efi, e cila po ashtu ka ngjajshmëri me moderatoren më të përfolur.

Komento: