Ka mundësi që ylli i Atletico Madridit, Yannick Carrasco, të kalojë tek Milani.
Raportet janë duke qarkulluar që disa ditë që Carrasco dëshiron që të kthehet në Europë dhe kuqezinjtë janë kandidatët kryesor për nënshkrimin e tij.
Sot, Carrasco ka bërë “like” një postim në Instagram që flet për një kalim të tij të mundshëm në San Siro.
Por, kjo gjë mund të jetë pak problem për Milanin, pasi që klubi kinez Dalian Yifang nuk ka për qëllim që ta humbet atë pa para, pasi që kishin paguar 30 milionë euro për ta transferuar atë nga Atletico Madrid 11 muaj më parë.
Një tjetër problem për lojtarin është paga e tij vjetore 10 milionë euro që për momentin kuqezinjtë nuk mund ta ekzekutojnë.
Megjithatë, Calciomercato.it mund të kërkojë shpëtimin nga mosha, ai mbush 25 vjet në shtator, e cila gjë do të thotë se ai mund të jetë një lojtar i mirë që mund të përfitosh nga ai në të ardhmen.