Koci: Pa ndonjë vendim të Gjykatës Kushtetuese nuk pres që të merren vesh partitë politike

08:53 | 19 Maj 2025
koci:-pa-ndonje-vendim-te-gjykates-kushtetuese-nuk-pres-qe-te-merren-vesh-partite-politike

Avokati Arianit Koci për FrontOnline ka komentuar ngërçin aktual politik në vend, duke theksuar se mungesa e marrëveshjes mes partive politike tregon papërgjegjësinë e klasës politike dhe domosdoshmërinë për të shkuar në zgjedhje.

“Meqenëse se politikanët i kemi të paparashikueshëm dhe është evidente që nuk mendojnë për popull, pa ndonjë vendim të Gjykatës Kushtetuese unë nuk pres që të merren vesh partitë politike” u shpreh Koci,.

Ai shtoi se pozicionet mes subjekteve politike janë tërësisht të kundërta dhe se nuk ka vullnet për kompromis.

‘’Pozicionet janë të kundërta dhe po shihet se nuk duhet me u marr vesh” tha ai për FrontOnline.

Koci theksoi se një marrëveshje eventuale, edhe nëse arrihet, do të ishte që partitë të merren vesh për të shkuar në zgjedhje të reja.

“Edhe nëse merren vesh, më së miri është të shkohet në zgjedhje dhe të ripozicionohen ato” përfundoi ai.

Komento: