KOMF kërkon hetim të shpejtë për foshnjën që u gjet pranë një deponie në Prishtinë

17:50 | 19 Maj 2025
komf-kerkon-hetim-te-shpejte-per-foshnjen-qe-u-gjet-prane-nje-deponie-ne-prishtine

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF ka reaguar pas lajmit tronditës për gjetjen e një foshnje të porsalindur të pajetë pranë një deponie në Prishtinë.

Përmes një postimi në Facebook, KOMF ka kërkuar hetim të plotë, të shpejtë dhe transparent nga organet e rendit për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti, identifikimin e përgjegjësve dhe marrjen e dënimeve sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Tutje, KOMF u bëri thirrje edhe prindërve që të kërkojnë ndihmë në rast të vështirësive.

“Ndihma është e qasshme, mund të lajmëroheni në Qendrën për Punë Sociale në komunën që jetoni për të marrë shërbimet dhe mbështetjen e nevojshme”, thuhet në postim.

Komento: