Komuna e Junikut dhe programi DEMOS kanë nënshkruar sot marrëveshjen për financimin e projektit “Asfaltimi i rrugëve lokale në Junik”, një investim i rëndësishëm në infrastrukturën e qytetit, raporton Front Online.
Në takim zyrtar, Kryetari i Komunës së Junikut, z. Ruzhdi Shehu, priti përfaqësuesit e programit DEMOS, znj. Shqiponja Vokshi, znj. Saranda Husaj Baraliu dhe z. Prend Krasniqi, me ç’rast u formalizua mbështetja financiare për këtë projekt të rëndësishëm.
Sipas njoftimit të publikuar ky investim është mundësuar falë grantit të performancës, të cilin Komuna e Junikut e ka fituar për performancën e saj të shkëlqyer gjatë vitit 2023.
Komuna e Junikut mbetet e përkushtuar për realizimin e projekteve infrastrukturore, duke garantuar përmirësimin e kushteve të jetesës për qytetarët dhe modernizimin e rrjetit rrugor lokal, raporton Front Online.