Konsullata e Kosovës shpreh ngushëllime për tragjed*inë në Varshavë

09:25 | 08 Maj 2025
konsullata-e-kosoves-shpreh-ngushellime-per-tragjed*ine-ne-varshave

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Varshavë ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta pas tragjedisë së ndodhur në Universitetin e Varshavës, ku humbi jetën një punonjës i këtij institucioni.

Në një reagim zyrtar, Konsullata shpreh dhimbjen dhe solidaritetin me familjen, të afërmit dhe kolegët e viktimës, duke theksuar mbështetjen për komunitetin akademik në këtë moment të vështirë.

Kujtojmë se një grua është vrarë dhe një burrë është plagosur rëndë në një sulm me sëpatë në Universitetin e Varshavës, të mërkurën pasdite, kanë bërë të ditur autoritetet policore në Poloni. Viktima është një anëtare e stafit të universitetit, ndërsa i plagosuri është një roje sigurie.

Komento: