Kos: Ka ardhur koha për të filluar heqjen graduale të sanksioneve ndaj Kosovës

23:27 | 10 Maj 2025
kos:-ka-ardhur-koha-per-te-filluar-heqjen-graduale-te-sanksioneve-ndaj-kosoves

Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, ka thënë se normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbinë është një kërkesë kyçe për rrugën evropiane të Kosovës.

“Dialogu nuk ka alternativë. Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë është një kusht thelbësor për pranimin e Kosovës në BE”, deklaroi ajo në fillim të debatit mbi raportin e Terras, që u paraqit në Paralamentin Evropian ditë më parë, i cili pasoi prezantimin e raportit të Piculës mbi Serbinë.

Ajo theksoi nevojën për një vazhdim “të fortë dhe konstruktiv” të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja midis Prishtinës dhe Beogradit.

“Kosova dhe i gjithë rajoni i përkasin BE-së dhe ne do të qëndrojmë pranë Kosovës në këtë rrugë”, tha ajo.

Kos përshëndeti zgjedhjet e fundit parlamentare në Kosovë, duke vënë në dukje se ato u mbajtën në mënyrë paqësore dhe me pjesëmarrjen e të gjitha komuniteteve. Ajo tha se vendi është gati të reformojë institucionet e tij dhe duhet të veprojë shpejt për ta bërë këtë.

“Një marrëveshje për mekanizmin e reformës duhet të nënshkruhet dhe ratifikohet. Kuvendi duhet ta mbështesë atë dhe është një kusht për marrjen e fondeve të BE-së. Kosova duhet të përshpejtojë reformat ligjore”, deklaroi Kos, duke theksuar se këto reforma do të mundësojnë përparimin në rrugën drejt BE-së.

Ajo gjithashtu vlerësoi përafrimin e Kosovës me BE-në në luftën në Ukrainë, duke e quajtur atë një demonstrim të qartë të orientimit strategjik.

Pas debatit – i cili përfshinte thirrje nga disa eurodeputetë për të hequr sanksionet – Kos arriti në përfundimin se “duket se ka ardhur koha për të filluar heqjen graduale të sanksioneve”, shkruan European Western Balkans

Komento: