Kosova rrezikon të humb fondet nga BE-ja, për shkak të moskonstituimit të Kuvendit

23:22 | 09 Maj 2025
kosova-rrezikon-te-humb-fondet-nga-be-ja,-per-shkak-te-moskonstituimit-te-kuvendit

Kosova rrezikon t’i humbë rreth 900 milionë euro të parapara në kuadër të Planit të Rritjes të Bashkimit Evropian.

Këto fonde po rrezikohen si pasojë e moskonstituimit të Kuvendit të Kosovës dhe mosformimit të qeverisë. Njohës të fushës kanë bërë thirrje për formimin sa më të shpejtë të institucioneve, në mënyrë që vendi të mos penalizohet në politikën e jashtme.

Mungesa e institucioneve në vend po ia rrezikon Kosovës 883 milionë euro, të cilat vendi mund t’i fitonte brenda tre viteve në kuadër të planit të rritjes së Bashkimit Evropian.

Republika momentalisht e ka të pamundur ta ratifikojë agjendën e reformave, e cila është e nevojshme për të përfituar nga këto fonde, shkruan RTK.

“Ekziston një rrezik real sepse qershori i këtij viti paraqet fazën e dytë të zbatimit të reformave dhe klauzola konkurruese për BP prandaj ratifikimi është shumë i rëndësishëm, përndryshe rrezikojmë të kthehemi në pikën zero të negocimit të marrëveshjes dhe në këtë rast mund të kemi vonesa të disbursimit të fondeve apo edhe të ekzistojë rreziku që të njëjtat të destinohen për shtete e tjera të BP…”, tha Njomza Arifi, GLPS.

Profesori i ekonomisë në Universitetin e Prishtinë thotë se mungesa e krijimit të institucioneve mund të krijojë pasoja të konsiderueshme në fushën e integrimit të Kosovë drejt BE-së, por edhe në fusha të tjera, siç është ajo e ekonomisë.

“Mungesa e këtyre institucioneve është duke i sjellë vendit dëme të pariparueshme në aspekti jo vetëm integrues, por edhe në aspektin e përfitimit të këtyre fondeve a kur i shohim se vendet për rreth janë duke përfituar nga këto fonde e sidomos në infrasktrukturën ekonomike dhe sociale që ata janë duke i bërë përmes ndihmave të këtyre fondeve nga BE-ja…”, tha Nagip Skenderi, profesor i ekonomisë në UP.

Komisioni Evropian është zotuar se me ratifikimin e Agjendës së Reformave, secilit vend të Ballkanit Perëndimor i ofrohet një parafinancim prej 7% apo 61 milionë euro, në këtë rast edhe për Kosovën.

Komento: