Krasniqi: Kurti s’ka interes ta zhbllokojë situatën, presidentes i kam kërkuar t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese me pyetje

11:33 | 19 Maj 2025
krasniqi:-kurti-s’ka-interes-ta-zhbllokoje-situaten,-presidentes-i-kam-kerkuar-t’i-drejtohet-gjykates-kushtetuese-me-pyetje

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi tha se deputetët mund të mblidhen çdo ditë për të provuar konstituimin e Kuvendit.

Ai tha se kryetari i LVV-së, Albin Kurti “s’ka interes që ta zhbllokojë situatën”.

“Sa na përket neve si PDK, unë besoj që nuk duhet të pritet as dy ditë, sepse rregullorja thotë brenda 48 orëve, e kjo mund të ndodhë edhe brenda 24 orëve dhe nuk do të ishte fare e gabueshme nëse mblidhemi çdo ditë, sepse ky do të ishte para se gjithash një detyrim që e kemi para votuesve që na kanë zgjedhur këtu dhe ndoshta një presion ndaj njëri-tjetrit që të dilet nga kjo situatë”, tha ai.

Krasniqi tha se në takimin me presidenten Vjosa Osmani i ka kërkuar asaj që “t’i drejtohet Gjykatës me pyetje kushtetuese”.

“Nuk e di a do ta bëjë një gjë të tillë”, por shtoi se “vullnetin e ka shprehur”.

 

 

Kemi mbetur shtet në gjendje emergjente esencialisht, meqenëse nuk kemi as qeveri

Z. Kurti s’ka interes me e zhblloku situatën.

Komento: