Elbert Krasniqi ka bërë të ditur se sot Grupi Multietnik u takua me kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, për të diskutuar rreth takimit që patën me presidenten Vjosa Osmani më 15 maj.
Tutje, ai shtoi se edhe sot do të vazhdojë tentimit për votimin e Komisionit për Votim të Fshehtë.
“Pritëm në Grupin Multietnik kryeministrin Kurti, biseduam për takimet që i ka pasë Grupi Multientik me presidenten por edhe kryeministri me partitë e tjera, kaq ishte. Tani po vazhdojmë ku kemi mbetur, me votu për komisionin për votim të fshehtë”, tha ai.