Krasniqi: Propozimi arbitrar i Deharit për votim të fshehtë synon të shmangë dështimin e Albulena Haxhiut

11:48 | 07 Maj 2025
krasniqi:-propozimi-arbitrar-i-deharit-per-votim-te-fshehte-synon-te-shmange-deshtimin-e-albulena-haxhiut

Albert Krasniqi nga Demokracia Plus ka thënë se propozimi i kryesuesit të seancës, deputetit të Vetëvendosjes Avni Dehari, për votim të fshehtë e ka për qëllim që të shmangë dështimin e Vetëvendosjes për sigurimin e mbështetjes për Albulena Haxhiun si kandidate për kryeparlamentare.

“Propozimi arbitrar i kryesuesit të seancës konstituive për votim të fshehtë, ndonëse rendi i ditës ishte caktuar më herët nga kryetari i legjislaturës së kaluar në marrëveshje me përfaqësuesit e subjekteve politike, ka një synim të vetëm: të shmangë dështimin e kandidates së tij për të siguruar mbështetjen e deputetëve”.

Krasniqi tha se “ky nuk është një propozim për të tejkaluar ngërçin, por thjesht një metodë tjetër për të vazhduar bllokadën”.

Edhe sot dështoi tentativa e 12-të për ta konstituuar Kuvendin pas zgjedhjeve të 9 shkurtit

Komento: