Kreu i Mullistëve: Rritja e çmimit të bukës është për luks, jo për kosto reale

09:22 | 04 Maj 2025
kreu-i-mullisteve:-rritja-e-cmimit-te-bukes-eshte-per-luks,-jo-per-kosto-reale


Kryetari i Shoqatës së Mullistëve, Bashkim Zejnullahu, ka reaguar ashpër ndaj shtrenjtimit të bukës pas rritjes së çmimit të energjisë elektrike për 16.1%.

Sipas tij, rritja nuk ka asnjë bazë reale dhe është bërë për përfitime luksi.

Ai sqaroi për “Front Online” se ndikimi i rrymës në çmimin e bukës është minimal, vetëm rreth 2%.

Tutje, ka shpjeguar edhe deri në sa euro mund të shtrenjtohet çmimi i miellit.

“Veç për luks ka ndodh kjo rritje. Pse ka budalla blerës, asnjë arsye s’ka. Buka shkaku i rrymës është dashur për 2% të shtrenjtohet, kaq është pjesëmarrja e energjisë elektrike në pjesëmarrjen e bukës. Në industrinë tonë mielli rritet gjysmë deri në një cent për kilogram, apo 10 euro për një 10 ton miell. Prej 33 cent që është kilogrami i miellit, do të bëhet 34 cent më së shumti. Për një mijë kilogram 1 euro, për 10 mijë kilogram 10 euro”, u shpreh ai.

Komento: