Kriza politike në vend, raportohet se ambasadorët e QUINT-it kanë shkuar në takim te Kurti

14:05 | 12 Maj 2025
kriza-politike-ne-vend,-raportohet-se-ambasadoret-e-quint-it-kane-shkuar-ne-takim-te-kurti

Raportohet se sot, në zyrën e kryemnistrit në detyrë, Albin Kurti, kanë arritur për një takim ambasadorët e pesë vendeve të QUINT-it, SHBA-ja, Mbretëria e Bashkuar, Italia, Gjermania dhe Franca.

Burime të Indeksonlinet bëjnë me dije se temë diskutimi e këtij takimi është kriza institucionale e krijuar pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Diskutimet pritet të përfshijnë edhe zhvillimet aktuale në vend dhe gjendjen e sigurisë në veri të Kosovës.

Edhe pse kanë kaluar më shumë se tre muaj nga zgjedhjet dhe gati një muaj nga fillimi i seancës konstituive, Kuvendi i Kosovës ende nuk është konstituuar. Të dielën dështoi edhe tentativa e 14-të për formimin e këtij institucioni.

Komento: