KRU “Gjakova” intervenon në qytet dhe dy fshatra për funksionimin e rregullt të rrjetit

15:43 | 24 Maj 2025
kru-“gjakova”-intervenon-ne-qytet-dhe-dy-fshatra-per-funksionimin-e-rregullt-te-rrjetit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” ka njoftuar për disa intervenime të rëndësishme të kryera gjatë ditës së sotme, me qëllim të garantimit të funksionimit të pandërprerë të rrjetit.

Sipas njoftimit të bërë në Facebook, reshjet e fundit të shiut kanë sjellë rritje të nivelit të ujërave, çka ka kërkuar aktivizimin e pompës thithëse në kolektorin kryesor të qytetit për të menaxhuar prurjet e larta.

Ndërkohë, në fshatrat Kramovik dhe Qifllak, ekipet teknike kanë ndërhyrë për të eliminuar defektet e paraqitura në rrjetin e ujësjellësit.

“Ekipet tona mbeten në gatishmëri të vazhdueshme, duke monitoruar situatën dhe ndërhyrë në kohë reale aty ku është e nevojshme,” thuhet në njoftimin e KRU “Gjakova”, ku janë bashkëngjitur edhe fotografi nga intervenimet në fjalë.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë p

Komento: