Kryeziu: Vetëm Osmani ka të drejtë të ankohet në Kushtetuese për situatën aktuale

08:49 | 05 Maj 2025
kryeziu:-vetem-osmani-ka-te-drejte-te-ankohet-ne-kushtetuese-per-situaten-aktuale

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka thënë se vetëm presidentja Osmani e ka të drejtën t’i dërgojë pyetje Gjykatës Kushtetuese për situatën politike.

Në emisionin Info Magazine të Klan Kosovës, ai ka deklaruar se të drejtë ankese në Kushtetuese nuk kanë deputetët e kësaj legjislature deri tani, pasi tha se ende nuk janë formuar Grupet Parlamentare.

“Vetëm një mundësi është për momentin presidentja e shtetit duhet të shfrytëzojë autoritetin e saj kushtetues, ku thuhet se gjatë procedimit ose gjatë zgjedhjes së Kuvendit mund të ketë shkelje kushtetuese, ta bëjë një pyetje se gjatë këtyre ditëve a ka pasë shkelje kushtetuese dhe si veprohet më tej”.

“Gjykata Kushtetuese e ka për detyrë të japë një mendim, të bëjë interpretimin e Kushtetutës, të bëjë interpretimin e Rregullores, por nuk ka të drejtë të përcaktojë data dhe afate, datat dhe afatet i përcakton vetëm Kuvendi. Gjykata mund të jap një mendim më shumë të karakterit të filozofisë së drejtë, se s

Komento: