Kurti kalon kah LDK’ja, pyetet pse s’po e viziton Abdixhikun, reagimi i tij: Hëhëhë…

15:23 | 21 Maj 2025
kurti-kalon-kah-ldk’ja,-pyetet-pse-s’po-e-viziton-abdixhikun,-reagimi-i-tij:-hehehe…

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është parë duke qeshur me zë kur është pyetur nga gazetarët se pse nuk po e viziton kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, megjithëse ndodhej fare pranë zyrave të kësaj partie.

Një video që tashmë është bërë virale në rrjetet sociale dhe është publikuar edhe nga Arbresh, tregon momentin kur Kurti i shmanget përgjigjes direkte, por reagimi i tij ka tërhequr vëmendje të madhe: ai qesh me zë dhe vazhdon rrugën, duke mos ofruar asnjë koment për mundësinë e një takimi me Abdixhikun.

Videoja e momentit mund të shihet më poshtë:

Komento: