Kurti në Poloni, ZKM njofton se kthehet për takim në ora 18:40 me Costa

11:25 | 14 Maj 2025
kurti-ne-poloni,-zkm-njofton-se-kthehet-per-takim-ne-ora-18:40-me-costa

Kryeministri në largim, Albin Kurti, do të pres në takim gjatë ditës së sotme, presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa, shkruan Gazeta Express.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për media nga Zyra e Kryeministrit, ku është shtuar se tkaimi do të zhvillohet në orën 18:40.

Para Kurtit, Costa do të zhvillojë takim edhe me presidenten Vjosa Osmani.

Ndërkaq, dje është bërë e ditur se, Kurti, ka udhëtuar për në Poznan të Polonisë për të marrë pjesë në konferencën IMPACT 2025, edicioni i 10-të.

Ndryshe Costa është duke vizituar gjashtë vendet e rajonit. Ai dje ka qëndruar vizitoi Serbinë dhe Bosnje e Hercegovinën. Sot gjatë paradites Malin e Zi, pasdite do të jetë në Kosovë. Kurse pastaj, ai do të vizitojë edhe Maqedoninë e Veriut, si dhe Shqipërinë, ku do të marrë pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian.

Komento: