Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se Kosova dhe populli i saj janë mirënjohëse për mbështetjen e Arabisë Saudite ndër vite.
Këtë ai e tha gjatë një takimi në Kryeministri me imamin e Qabesë, Bandar Baleela, që po qëndron për vizitë në Kosovë.
“Duke diskutuar rreth marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Arabisë Saudite, u theksua se raportet dypalëshe po zhvillohet gjithnjë e më shumë. Kryeministri shprehu mirënjohjen e tij dhe popullit të Kosovës për mbështetjen e Arabisë Saudite dhe popullit të Arabisë Saudite ndaj Kosovës në periudhat më të vështira të saj dhe theksoi përkushtim për të afruar më shumë popujt përmes bashkëpunimit në fushat e turizmit, arsimit, ekonomisë dhe kulturës”, thuhet në njoftim të Zyrës së Kryeministrit