Kurti priti në takim presidentin e Komitetit Paralimpik Evropian

20:51 | 02 Maj 2025
kurti-priti-ne-takim-presidentin-e-komitetit-paralimpik-evropian

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendësministrja në detyrë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani, priti në takim presidentin e Komitetit Paralimpik Evropian, Raymon Blondel, presidenten e Komitetit Paralimpik të Kosovës, Njomza Emini dhe zëvendëspresidentin e KPK-së, Daut Tishuki.

Sipas njoftimit nga Kryeministria, në këtë takim mori pjesë edhe sportisti Fatmir Seremeti. Ky i fundit në tri lojëra paralimpike botërore në Pekin 2008, Londër 2012 dhe Rio 2016 ka fituar medalje të artë dhe argjentë me ekipin e Suedisë, ndërsa tashmë ai e përfaqëson Republikën e Kosovës në lojërat paralimpike të Los Angeles 2028.

Vizita e presidentit Raymon Blondel është e para në Kosovë, ndërsa vjen një vit pas vizitës së presidentit të Komitetit Paralimpik Ndërkombëtar, Andrew Parsons.

Komento: