Deputetja, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se beson që kryetari i VV-së, Albin Kurti do të marrë pjesënë takimin me partitë politike të thirrur nga presidentja Osmani.
Kusari-Lila tha se në takim do të diskutohet për konstituimin e Kuvendit.
Ajo ka insistuar se votimi i fshehtë për kryeparlamentarin do të sillte një rezultat tjetër.
“Po, kryeministri Kurti ka marrë ftesë dhe besoj se përgjigja është pozitive për pjesëmarrje në takim. Nënkuptohet që takimi ka të bëjë për konstituimin e kuvendit, ky proces këtu që po dështon dhe për hapat tutje”, tha Kusari-Lila.
Pjesëmarrjen në takim deri më tani e kanë konfirmuar liderët e partive që deri vonë kanë qenë në opozitë, derisa nga partia fituese, Lëvizja Vetëvendosje, ende s’janë përgjigjur nëse do t’i shkojnë Osmanit në takim.
Përgjigje nuk ka dhënë sot as kreu i VV-së, Albin Kurti. Kurti para gazetarëve nuk e ka thënë asnjë fjalë, i pyetur se a do të jetë prezent në takimin e së enjtes të thirrur nga presidentja Osmani.