Ky është biznesmeni ndaj të cilit Prokuroria ngriti aktakuzë për keqpërdorime në Prizren

15:45 | 19 Maj 2025
ky-eshte-biznesmeni-ndaj-te-cilit-prokuroria-ngriti-aktakuze-per-keqperdorime-ne-prizren

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve  ka ngritur aktakuzë ndaj shtatë personave, mesin e tyre edhe ndaj Dashnor Ndrecaj, në cilësinë e personit përgjegjës të kompanisë “A.T. Sh.P.K.” nga Prizreni, nën dyshimin për keqpërdorim dhe mashtrim në një procedurë të prokurimit publik.

Sipas aktakuzës, i pandehuri ka vepruar me vetëdije duke shkelur rregullat e prokurimit publik përmes paraqitjes së dokumentacionit të rremë, konkretisht lidhur me çmimet në para-masa dhe para-llogari.

Hetimet kanë zbuluar se shumica e pozicioneve në tender kanë pasur çmime jo normalisht të ulëta dhe spekuluese, ndërkohë që nga gjithsej 233 pozicione, 74 nuk janë realizuar fare. Organi i akuzës vlerëson se qëllimi i manipulimit me çmime – duke i paraqitur ato shumëfish më të ulëta se çmimet e tregut – ka qenë përfitimi i kontratës publike.

Me këto veprime, Dashnor Ndrecaj pronari i ‘’A.T SH.P.K’’. akuzohet për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorimi apo mashtrimi në prokurim publik” sipas dispozitave të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

 

 ‘’ Ndërsa, i akuzuari D.N., në cilësinë e personit përgjegjës të kompanisë “A.T. Sh.P.K.”, Prizren, me vetëdije shkel rregullat e prokurimit publik, në atë mënyrë që paraqet dokumentacion të rremë sa i përket çmimeve të para- masës dhe para – llogarisë, me ç’rast shumica e pozicioneve kanë pasur çmime jo normalisht të ulëta dhe çmime spekuluese, ku nga 233 pozicione 74 pozicione nuk janë realizuar fare dhe qëllimi i uljes së çmimit në disa pozicione shumëfish nën çmimet e tregut ka qenë fitimi i tenderit. Me këto veprime, i njëjti ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi apo mashtrimi në prokurim publik” thuhet sipas KPRK-së.

Komento: