Ky është Liridon Masurica që u ekstradua në SHBA si administrator kryesor i tregut kriminal online

21:00 | 13 Maj 2025
ky-eshte-liridon-masurica-qe-u-ekstradua-ne-shba-si-administrator-kryesor-i-tregut-kriminal-online

Liridon Masurica nga Gjilani, administratori kryesor i “BlackDB.CC”, që është tregu kriminal online, , i njohur edhe si “@blackdb”, është ekstraduar nga Kosova për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Masurica ngarkohet për mashtrim dhe vjedhje të identitetit të qytetarëve, teksa Prokurori i Shteteve të Bashkuara, Gregory Kehoe, tha se mbi të rëndon një akuzë e komplotit për të kryer mashtrime me pajisje të qasjes dhe pesë akuza për përdorim mashtrues të 15 ose më shumë pajisjeve të qasjes së paautorizuara.

Nëse Masurica shpallet fajtor për të gjitha akuzat, ai do të përballet me një dënim maksimal prej 55 vjetësh burgim, teksa i njëjti është arrestuar nga autoritetet në Kosovë më 12 dhjetor të vitit 2024, ndërsa është ekstraduar në Shtetet e Bashkuara në përputhje me traktatin e ekstradimit midis SHBA-së dhe Kosovës.

“Masurica bëri paraqitjen e tij të parë në gjykatën federale në Tampa më 12 maj 2025, përpara gjyqtares së Shteteve të Bashkuara, Lindsay Saxe Griffin, dhe u urdhërua të qëndrojë në paraburgim deri në fillimin e gjykimit”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Prokurorit të shteteve të Bashkuara për Distriktin e Floridës, transmeton Klankosova.tv.

Masurica që ishte administratori kryesor i tregut online kriminal që funksiononte nga vitit 2018, ofronte për shitje në mënyrë të paligjshme kredenciale të kompromentuara të llogarive dhe serverëve, informacioneve të kredit-kartelave dhe të dhënave të tjera personale të njerëzve që jetonin kryesisht në Shtetet e Bashkuara, përfshirë atra brenda Distriktit të Floridës.

Komento: