LDK dorëzon në ZRRE kërkesën për anlumin e vendimit për rritjen e çmimit të energjisë

11:06 | 12 Maj 2025
ldk-dorezon-ne-zrre-kerkesen-per-anlumin-e-vendimit-per-rritjen-e-cmimit-te-energjise

Lidhja Demokratike e Kosovës sot i është drejtuar  Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) me kërkesen për anulimin e dy vendimeve, për çka edhe mblodhi nënshkrime në Kuvend gjatë javës që shkoi .

LDK po kërkon nga ZRRE anulimin e vendimit që ka çuar në rritjen e tarifave të energjisë elektrike për 16.1%, si dhe vendimi që obligon 1300 kompani të dalin në tregun e hapur të energjisë nga 1 qershori.

Deputetja e LDK-së Hykmete Bajrami ka thënë për Indeksonline se tashmë e kanë dorëzuar në ZRRE  kërkesën për anulimin e këtyre dy vendimeve.

“Po e kemi dorëzuar dhe se tashmë jemi këtu në takim”, ka thënë Bajrami.

Ndryshe Bajrami ka thënë se këtë dy vendime po rrezikojnë rritjen e kostos së jetesës dhe falimentimin e bizneseve.

“Ky vendim ka rritur çmimin e energjisë për konsumatorët dhe rrezikon të nxisë një valë të re inflacioni”, ka thënë Bajrami.

Komento: