LDK publikon letrën që Abdixhiku ia dërgoi Kurtit, me propozimin për Qeveri të tranzicionit: Të gatshëm ta drejtojmë këtë proces

21:25 | 06 Maj 2025
ldk-publikon-letren-qe-abdixhiku-ia-dergoi-kurtit,-me-propozimin-per-qeveri-te-tranzicionit:-te-gatshem-ta-drejtojme-kete-proces

Lidhja Demokratike e Kosovës ka publikuar letrën e plotë që kreu i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, i ka dërguar sot kreut të Vetëvendosjes, njëherit Kryeministër në detyrë, Albin Kurti, si përgjigje për ofertën e tij për të lidhur koalicion.

Në letër është përfshirë edhe propozimi i Abdixhikut për fillimin e një procesi të ri konsultativ, që parasheh përfshirjen e partive politike parlamentare shqiptare, me qëllim formimin e një Qeverie Nacionale të Tranzicionit. LDK është shprehur e gatshme që ta drejtojë këtë proces konsultativ, siç ka thënë, për të zgjidhur krizën aktuale dhe garantuar stabilitetin kombëtar në vend.

“Qeveria Nacionale e Tranzicionit, e formuar nga të gjitha partitë shqiptare dhe, në përputhje me dispozitat kushtetuese, edhe nga përfaqësues të partive të komuniteteve joshumicë, do të ketë afat të caktuar (deri në procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri), qëllime të qarta politike dhe ekzekutive, program dhe agjendë ekzekutive të dakorduar, si dhe kryeministër dhe kabinet përfaqësues dhe unifikues.”, thuhet në letër.

Komento: