Letra e Kurtit, Haziri: Sonte LDK-ja nuk vonohet, e kemi trajtuar me seriozitet

21:45 | 05 Maj 2025
letra-e-kurtit,-haziri:-sonte-ldk-ja-nuk-vonohet,-e-kemi-trajtuar-me-seriozitet

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se kjo parti nuk do të vonohet dhe do të japë një përgjigje sa i përket letrës së fundit të kryetarit të LVV-së, Albin Kurti, e publikuar mëngjesin e sotëm.

Ai tha se kjo letër është rrethanë e re politike.

“LDK-ja ka filluar konsultimet. Për koalicion vendos vetëm Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së. Nuk ka ndryshim në qëndrim. Abdixhiku si kryetar i LDK-së e ka mandatin e plotë të përfaqësimi të LDK-së dhe çdo lloj formati të përfaqësojë LDK-në për qëllime politike, me kohë do të përgjigjet”, tha ai, njofton Klankosova.tv.

“Sonte LDK duhet me qenë e gatshme të reagojë mençur si çdo herë, ne as nuk ngutemi e as nuk vonohemi. E kemi trajtuar me seriozitet, as nuk vonohemi, ju siguroj që sonte LDK-ja nuk vonohet”, u shpreh tutje Haziri.

Komento: