Letra e Kurtit për Abdixhikun, Isa Mustafa e ka një koment të shkurt për LDK-në

14:09 | 05 Maj 2025
letra-e-kurtit-per-abdixhikun,-isa-mustafa-e-ka-nje-koment-te-shkurt-per-ldk-ne

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i është drejtuar me një letër kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, duke shprehur gatishmërinë për një marrëveshje politike mes dy partive, me qëllim të konstituimit të Kuvendit dhe avancimit të legjislaturës së nëntë.

E ish lideri i LDK-së Isa Mustafa ka pasur një përgjigje fare të shkurtër, lidhur me letrën e Kurtit drejtuar Abdixhikut.

 

 

Mustafa për “Indeksonline” ka thënë se është Këshilli i përgjithshëm i LDK-së, i cili sipas statutit vendos për koalicione.

“ Është Këshilli i përgjithshëm i LDK-së i cili sipas Statutit vendos për koalicione”, ka thënë Mustafa

 

 

Komento: