Ligji për Këshillin Prokurorial hyn në fuqi pas 15 ditësh, Haxhiu: Dështuan përpjekjet për ta minuar reformën

17:55 | 21 Maj 2025
ligji-per-keshillin-prokurorial-hyn-ne-fuqi-pas-15-ditesh,-haxhiu:-deshtuan-perpjekjet-per-ta-minuar-reformen

Ligji për Këshillin hyn në fuqi pas 15 ditësh.

Kështu ka bërë të ditur Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.

‘’Ligji për Këshillin Prokurorial është tashmë i publikuar në Gazetën Zyrtare dhe hyn në fuqi 15 ditë pas publikimit’’, ka shkruar Haxhiu.

Më tutje ajo është shprehur se të gjitha përpjekjet për ta minuar reformën me dorëheqje të orkestruara dhe skenarë të vjetër kanë dështuar.

Haxhiu ka thënë se reforma nuk ndalet dhe ajo është në lëvizje dhe do të ndodhë./FrontOnline/

 

Komento: