Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj e ka uruar kryeministrin Edi Rama dhe Partinë Socialiste për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri.
Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Limaj shkroi se ky rezultat tregon mbështetje të fortë nga qytetarët dhe sjell përgjegjësi të madhe për të forcuar stabilitetin në rrugën euroatlantike të Shqipërisë.
“Urime Kryeministrit Edi Rama dhe Partisë Socialiste për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri. Ky rezultat tregon mbështetje të fortë nga qytetarët dhe sjell një përgjegjësi të madhe për të forcuar stabilitetin, institucionet dhe rrugën euroatlantike të Shqipërisë”, shkroi Limaj.
Derisa shtoi se Kosova dhe Shqipëria janë të lidhura thellësisht nga historia dhe vizioni i përbashkët dhe se bashkëpunimi është thelbësor.