Limaj ia “grabit” AAK’së Forumin e Intelektualëve, i merr në parti

16:31 | 22 Maj 2025
limaj-ia-“grabit”-aak’se-forumin-e-intelektualeve,-i-merr-ne-parti

Fatmir Limaj, kryetari i Nismës Socialdemokrate, ka bërë të ditur se Forumi i Intelektualëve do të jenë pjesë e partisë së tij.

Limaj këtë e ka bërë të ditur në një konferencë të paralajmëruar të enjten, me të cilët ishte në koalicion bashkë me AAK’në, shkruan Insajderi.

“Sot është një lajm i jashtëzakonshëm për Nismën Socialdemokrate… nga sot e tutje Nismës Socialdemokrate i bashkohet Forumi i Intelektualve, një grup njerëzish, një organizim politik që ka marrë zgjedhje në koalicionin të përbashkët. Po e vazhdojnë jetën e tyre politike dhe kanë zgjedhë të jenë në Nismën Socialdemokrate dhe do të jenë pjesë të pandashme”, deklaroi Limaj.

Komento: