Limaj: Përgjegjësia për t’i dhënë vendit zgjidhje u takon tri partive më të mëdha

13:19 | 05 Maj 2025
limaj:-pergjegjesia-per-t’i-dhene-vendit-zgjidhje-u-takon-tri-partive-me-te-medha

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj ka thënë se përgjegjësi për krijimin e institucioneve u takon tri partive kryesore.

Ai ka thënë se Kosova duhet të ketë sa më parë institucionet, duke shtuar se një shumicë duhet të krijohet, që sipas tij, deri tash nuk ka pasur hapa për një gjë të tillë.

 

 

“Përgjegjësinë kryesore dhe mundësitë që i kanë për t’i dhënë zgjidhje vendit dhe mundësinë që e kanë tri partitë e mëdha politike. Një shumicë duhet te krijohet, në njërën anë ose në tjetrën. S’ka çka pritet, Kosova ka nevojë për sa më shpejtë për krijimin e institucioneve kryesore”, ka thënë Limaj pas dështimit të seancës konstituive.

Komento: