Limaj sot i çel letrat për pazarin e kryetarit të Kuvendit

12:50 | 22 Maj 2025
limaj-sot-i-cel-letrat-per-pazarin-e-kryetarit-te-kuvendit

Fatmir Limaj kryetar i NISMA do të flas sot para mediave në orën 16:00, raporton Periskopi.

Njoftimi ka ardhur nga ky subjekt politike.

 

 

Limaj do të flas pas intervistës së Albin Kurtit në RTK i cili tha se parakusht i NISMA për koalicion ka qenë pozita e kryetarit të Kuvendit për të cilin shef i VV tashmë duket se e ka refuzar ofertën e Fatmir Limajt.

“Është lajm që Fatmir Limaj, komandant Çeliku siç njihej gjatë luftës, është kthyer në Kuvendin e Republikës, që Nisma Socialdemokrate, që duhej të jetë parti simotër me VV-në, i ka tre deputetë në Kuvend, por le të mos harrojmë një gjë tjetër: jo vetëm që u rikthye Fatmir Limaj në Kuvend, por njëkohësisht ia mundësoi AAK-së ta kalojë pragun. Pa Nismën, AAK-ja kësaj radhe do të ngelej nën prag. Nisma Socialdemokrate është në Kuvendin e Republikës. Unë kam pasur takime me Limajn. Takimet kanë kaluar në një atmosferë ku është rritur besimi, ku është rritur mirëbesimi, vullneti për bashkëpunim. Mirëpo, ku nuk ka pasur mosmarrëveshje, thjesht për shkak të një insistimi, parakushti, madje as kushti, për bashkëpunim në të ardhmen për pozitën e kryeparlamentarit. Tash unë jam në koalicion parazgjedhor me Guxo dhe Alternativa. Një partie me tre deputetë t’ia japim kryeparlamentarin, kur e kam një parti që është dyfishi për nga numri i deputetëve, kjo e dëmton pariparueshëm arkitekturën e marrëveshjes paraprake që VV e ka me Guxo dhe Alternativa. Nuk ishte një gjë e mundur.” kishte thënë Kurti.

 

 

Njoftimi i plotë:

Të nderuar përfaqësues të mediave,
Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj mban sot (22.05.2025) konferencë për media!
Konferenca mbahet në selinë qendrore të Nismës në ora 16:00.

Komento: