Lirohet Tefik Mustafa, mbahej në burgjet serbe që nga qershori i vitit të kaluar

12:57 | 19 Maj 2025
lirohet-tefik-mustafa,-mbahej-ne-burgjet-serbe-qe-nga-qershori-i-vitit-te-kaluar

Tefik Mustafa është liruar nga burgjet serbe ku po mbahej që nga 1 qershori i vitit 2024.

Ai nesër pritet të kthehet në Kosovë, meqë fillimisht pasi është shtetas italian, është dërguar në Itali.

Lajmin për Reporteri e ka konfirmuar djali i tij, Fati.

“Babin e kanë liruara të premten. Tash gjendet në Itali.”, ka thënë ai.

Sipas tij, gjendja shëndetësore e Tefikut është e mirë.

Ai po ashtu ka thënë se në Itali është duke i kryer disa kontrolle shëndetësore.

Tefik Mustafa, ishte arrestuar në Serbi më datën 1 ershor 2024.

Ai akuzohej për rrëmbimin dhe vrasjen e tre policëve serbë më 19 qershor 1999, gjatë periudhës së luftës në Kosovë.

Ai akuzohet për “krime lufte kundër popullatës civile”, si bashkëkryes, bazuar në deklaratat e dëshmitarëve që e lidhin atë me zhdukjen e tre zyrtarëve policorë serbë pranë Llabjanit, në magjistralen Prishtinë-Gjilan.

Komento: