Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, është prononcuar për “Front Online” për propozimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, për krijimin e një Qeverie nacionale.
Lladrovci u shpreh se termat “nacionale” dhe “tranzicion” tingëllojnë mirë në letër, por nuk mjaftojnë për të pasqyruar tërësisht gjendjen e bllokadës politike.
Ai theksoi se këto fjalë janë të mëdha, por jo domosdoshmërisht zgjidhin krizën aktuale politike.
“Ideja si ide, kur e ka brenda termin “nacionale” dhe “tranzicion”, të bën me mendue diçka mirë, por, nuk e besoj që fjalët e bartin krejt mesazhin për gjendjen e bllokadës ku jemi, edhe pse këto dy fjalë janë të mëdha”, u shpreh Lladrovci për “Front Online”.