“Loçkë”, “Zemër”, AGK: Dënojmë gjuhën seksiste të Kryetarit Rama ndaj gazetares

13:16 | 25 Maj 2025
“locke”,-“zemer”,-agk:-denojme-gjuhen-seksiste-te-kryetarit-rama-ndaj-gazetares

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar gjuhën seksiste të Përparim Ramës ndaj gazetares Edona Gashi, ndaj të cilës Kryetari i Prishtinës përdori termat “loçkë”, “zemër” gjatë kohës që ajo po i bënte disa pyetje.

Në reagim thuhet se termat e tillë kanë për qëllim për të minimizuar seriozitetin e temës që gazetarja po trajtonte, si dhe për të ulur kredibilitetin e saj.

AGK dhe RrGGK i bëjnë thirrje kryetarit Rama që të kërkojë falje publike për këtë sjellje të papranueshme dhe të sigurojë respektim të plotë të rolit të gazetarëve dhe të drejtës së tyre për të kërkuar përgjigje në interes të publikut

Reagimi i plotë:

AGK dhe RrGGK dënojnë gjuhën seksiste drejtuar gazetares Edona Gashi, nga Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) dhe Rrjeti i Grave Gazetare të Kosovës (RrGGK) dënojnë përdorimin e gjuhës së papërshtatshme e me tone seksiste nga ana e kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama (LDK), ndaj gazetares së emisionit “Piranjat”, Edona Gashi.

Përdorimi i termave si “loçkë”, “zemër” dhe të ngjashme në komunikim me një gazetare është jo vetëm joprofesional, por ka për qëllim që ta minimizojë seriozitetin e temës që ajo po trajtonte dhe për të ulur kredibilitetin e saj profesional. Kjo sjellje e reflekton qartë ambientin patriarkal dhe të pasigurt në të cilin gratë gazetare në Kosovë janë të detyruara të punojnë çdo ditë.

AGK dhe RrGGK i bëjnë thirrje kryetarit Rama që të kërkojë falje publike për këtë sjellje të papranueshme dhe të sigurojë respektim të plotë të rolit të gazetarëve dhe të drejtës së tyre për të kërkuar përgjigje në interes të publikut.

Komento: