Lushtaku dhe Musliu nderojnë dëshmorët dhe martirët e familjeve Jakupi e Asllani

17:57 | 23 Maj 2025
lushtaku-dhe-musliu-nderojne-deshmoret-dhe-martiret-e-familjeve-jakupi-e-asllani

Nënkryetarit i Skenderajt, Sami Lushtaku dhe deputetja e betuar e PDK-së, Ganimete Musliu nderuan sot dëshmorët dhe martirët e familjeve Jakupi nga Baksi dhe Asllani nga Makërmali, në 26-vjetorin e rënies së tyre.

E përmes një postimi në Facebook, Lushtaku thotë se lufta dhe sakrifica e martirëve dhe dëshmorëve në prag të çlirimit të Kosovës do të kujtohet e nderohet përgjithmonë.

“Në 26 vjetorin e rënies, së bashku me deputeten Ganimete Musliu, nderuam dëshmorët dhe martirët e familjeve Jakupi nga Baksi dhe Asllani nga Makërmali.  Lufta dhe sakrifica e tyre në prag të çlirimit të Kosovës do të kujtohet e nderohet përgjithmonë.  Lavdi e përjetshme!”, ka shkruar nënkryetari i Skenderajt në Facebook.

Komento: