LVV-së i tkurren votat, Dërguti: Situatë e padinjitetshme edhe për Albulena Haxhiun

22:08 | 29 Prill 2025
lvv-se-i-tkurren-votat,-derguti:-situate-e-padinjitetshme-edhe-per-albulena-haxhiun

Opinonsitja Aida Dërguti në “Rubikon me Adriatik Kelmendin”, tha se i duket e pakuptimtë insistimi nga ana e VV në Albulena Haxhiun.

Ajo tha se i duket e pa dinjitetshme edhe për vet Haxhiun, sipas saj kjo e fundit do të duhej të mos pranonte.

“Bllokada është kthyer në normalitet, edhe vet deputetët e VV e dinë që ndërkohë nuk ka ndodhur ndonjë negocim apo sigurim i ndonjë vote të re”.

“mendoj se si një deputete e votuar prej qytetarëve të Kosovës përfundon në këto lojërat politike brenda kuvendit, duke e parë qartazi se po përdoret si vegël për bllokadë”, vijoi tutje ajo.

Ndiqeni videon për më shumë detaje:

Komento: