Macron në Tiranë: Shpresoj që të rifillojë shpejt dialogu Prishtinë-Beograd, është me rëndësi për rajonin

10:29 | 17 Maj 2025
macron-ne-tirane:-shpresoj-qe-te-rifilloje-shpejt-dialogu-prishtine-beograd,-eshte-me-rendesi-per-rajonin

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka thënë se shpreson që javët e ardhshme të rifillojë dialogu mes Kosovës dhe Serbisë.

Kështu u shpreh presidenti francez gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, pasi nënshkruan një memorandum mirëkuptimi për turizëm.

“Unë shpresoj që javët e ardhshme të rifillojmë dialogun edhe me Prishtinën edhe me Beogradin, sepse secili vend është përballur me vështirësi, në këtë mënyrë të bëjmë avancimin. Është e rëndësishme për të gjithë rajonin”, u shpreh Macroni.

Komento: