Malajzia heq vizat për qytetarët e Kosovës për qëndrim deri në 30 ditë

12:38 | 25 Prill 2025
malajzia-heq-vizat-per-qytetaret-e-kosoves-per-qendrim-deri-ne-30-dite

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se Malajzia ka vendosur t’i heqë vizat për shtetasit e Kosovës për udhëtime të shkurtra, shkruan Reporteri.net.

Osmani ka thënë se qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë në Malajzi pa viza për qëndrime jo më të gjata se 30 ditë. Ajo ka bërë me dije se do ta vizitojë vendin e Azisë juglindore javën e ardhshme, teksa zbuloi se Kosova do të hapë Ambasadën e saj në Kuala Lumpur gjatë vizitës së saj.

“Ky është një tregues i qartë se lidhjet mes dy vendeve tona po forcohen çdo ditë e më shumë. Shpreh mirënjohjen time të sinqertë ndaj institucioneve malajziane për këtë vendim domethënës”, tha ajo në X.

Komento: