Sonte na pret deri i madh mes Liverpool dhe Manchester Cityt.
Mediat angleze zbulojnë formacionin e mundshëm të Liverpoolit.
Trajneri Jurgen Klopp i ka ende disa dyshime rreth formacionit me të cilin do ta nisë ndeshjen derbi me Manchester Cityn, shkruan Express.
Mirëpo, mediat angleze e kanë publikuar formacionin e mundshëm të “Reds” para duelit të rëndësishëm që do të zhvillohet në “Etihad Stadium”.
Në bazë të këtij formacioni, Xherdan Shaqiri do të mbetet jashtë ekipit të parë të ekipit nga “Anfield Road” përkundër paraqitjeve fantastike në ndeshjet e fundit, sidomos në atë ndaj Manchester Unitedit, ku kishte realizuar dy gola.
Në rast se trajneri gjerman vendos për dy mesfushorë qendrorë, me Fabinhon që duket se është i padiskutueshëm, ndërsa krahas tij mund të luajë Wilnajdum dhe Naby Keita ose Jordan Henderson, që nënkupton se Shaqiri mund të përfundojë në bankinë.
Përpara do të luajë treshja e “frikshme” Mohamed Salah, Roberto Firmino e Sadio Mane.