Marrëveshja SHBA – Kosovë për Ndërveprueshmëri dhe Siguri në Komunikim, Ambasad Amerikane: Hap i madh në bërjen e shteteve tona më të forta dhe më të sigurta

17:58 | 13 Maj 2025
marreveshja-shba-–-kosove-per-nderveprueshmeri-dhe-siguri-ne-komunikim,-ambasad-amerikane:-hap-i-madh-ne-berjen-e-shteteve-tona-me-te-forta-dhe-me-te-sigurta

Ambasada Amerikane në Kosovë ka komentuar marrëveshjen e arritur në mes Komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari dhe Drejtorit të J6 në Komandën Evropiane të SHBA-së, Gjeneral Major John Phillips, për Ndërveprueshmëri dhe Siguri në Komunikim.

Në një postim në platformën “X”, ambasada amerikane ka thënë se kjo marrëveshje është një hap i madh përpara në bërjen e të dy shteteve tona më të forta dhe më të sigurta.

“Sot, Gjeneral Major John Phillips dhe Toger Gjeneral Bashkim Jashari nënshkruan një marrëveshje kyçe mbrojtëse midis Departamentit të Mbrojtjes të SHBA-së dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës: Memorandumin e Marrëveshjes për Ndërveprimin dhe Sigurinë e Komunikimeve (CISMOA). Kosova bëhet partneri i 33-të global që nënshkruan CISMOA-n, duke rritur komunikimet dhe ndërveprimin e sigurt. Një hap i madh përpara në bërjen e të dy kombeve tona më të forta dhe më të sigurta. Urime FSK-së!”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane , transmeton Telegrafi.

Edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, duke komentuar marrëveshjen e arritur në mes Komandantit të FSK-së, Bashkim Jashari, dhe Drejtorit të J6 në Komandën Evropiane të SHBA-së, Gjeneral Major John Phillips.

Kurti ka shkruar në Facebook se ky kjo marrëveshje është si rezultat i një marrëveshje të arritur në mes tij dhe ish-ambasadorit Jeffrey Hovenier.

“Më 24 gusht të vitit 2023, bashkë me atëherë ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier nënshkruam marrëveshjen mbi masat e sigurisë me qëllim të mbrojtjes së informacionit të klasifikuar, duke e fuqizuar kështu edhe më shumë bazën e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona në fushën e sigurisë. Sot, ajo marrëveshje po konkretizohet edhe më tej nga Forca jonë e Sigurisë dhe J6 e Komandës Evropiane të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës me një marrëveshje të veçantë për Ndërveprueshmëri dhe Siguri në Komunikim. E përgëzoj Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant, Bashkim Jashari dhe ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci për këtë arritje të rëndësishme në ngritjen e kapaciteteve të FSK-së dhe shpreh mirënjohjen ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e vazhdueshme dhe bashkëpunimin e ngushtë, veçanërisht në fushën e mbrojtjes”, ka shkruar Kurti.

Ky memorandum përfaqëson një marrëveshje kyçe të mbrojtjes ndërmjet Departamentit Amerikan të Mbrojtjes dhe FSK-së, duke mundësuar shkëmbimin e sigurt të informacionit, kriptimin e komunikimeve dhe përdorimin e teknologjisë së avancuar ushtarake.

Me këtë akt, Kosova bëhet partneri i 33-të global që nënshkruan CISMOA, siç është bërë e ditur nga Ambasada e SHBA-së në Prishtinë, e cila theksoi se kjo marrëveshje “rrit komunikimet e sigurta dhe ndërveprueshmërinë” ndërmjet forcave të dy vendeve.

Komento: